Liverpool kërkon t’i zgjasë kontratën, Bayern shton interesimin për yllin e të kuqve

25 Tetor 2026
18:01
Telesport
back button

Rikthehen edhe njëherë në skenë zërat që lidhin Bayern Munich me Rio Ngumoha. Klubi bavarez tentoi edhe gjatë verës së kaluar për një transferim të mundshëm të anësorit 18-vjeçar, madje pati bisedime konkrete mes trajnerit Vincent Kompany dhe adoleshentit anglez, por jo negociata mes klubeve.

Eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio, deklaroi për wettfreunde.net: “Është e vërtetë që Bayern Munich e dëshiron Rio Ngumoha-n, dhe është gjithashtu e vërtetë që Liverpooldëshiron t’i zgjasë kontratën. Pra, është një situatë e ndërlikuar, por gjithçka është e mundur.”

Kujtojmë se Ngumoha është nën kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2028. Vlera e tij në treg aktualisht sipas Transfermarkt është 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit