Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët

25 Tetor 2026 | 18:09

Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të forcave të rendit.

Për të shpërndarë turmën, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës. Edhe pse protestuesit janë shpërndarë përkohësisht pas ndërhyrjes, një pjesë e tyre janë rikthyer më pas në zonë, duke vazhduar hedhjen e gurëve dhe mjeteve piroteknike drejt efektivëve. Disa persona janë shoqëruar por ende nuk dihet një numër i saktë.

Tensione janë shënuar gjithashtu mes gazetarëve dhe forcave të policisë. Mediat janë kërkuar të spostohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa gazetarët kanë kërkuar shpjegime për këtë urdhër, pa mundur të marrin një përgjigje zyrtare nga autoritetet.

Zona vijon të mbetet nën një tension të lartë dhe me prani të shtuar të forcave të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit

Një tjetër situatë e tensionuar është regjistruar pasditen e kësaj të diele nga protestuesit. Ata kanë nisur të sulmojnë godinën e Kryesisë së Kuvendit duke...
17:25 | 25/10/2026

Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një...
17:13 | 25/10/2026

Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)

Protesta e kësaj të diele para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti. Protestuesit kanë shpërndarë leukoplaste për syrin në shenjë mbështetjeje dhe sensibilizimi...
16:59 | 25/10/2026