Tensionet e pakta të kryeministrisë kanë bërë që policia të dalë sërish në shesh me forca të shumta dhe autobotë uji që të shpërndajë turmën.
Fillimisht ishin disa të rinj që po godisnin me gurë autobotin e ujit te Kryeministria, ndërsa më pas policia hyri në mes të buelvardit për të shpërndarë turmën edhe me gaz lotsjellës.
Ndërkohë një numër i shumtë qytetarësh që po protestonin paqësisht iu kthyen policisë për veprimin e padrejtë.
Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës, efektivët e policisë u kapën me mediat e pranishme në bulevard.
Ata shtynë me forcë të gjithë grupet e xhirimit, përtej kryeministrisë, duke i shtyrë lart mbi hotel Rogner. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi të policisë.













