Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 13-të e revoltës studentore, fillon përplasja te Kryeministria, policia sulmon me gaz lotësjellës, ujë dhe plumba gome

Policia sulmon me gaz lotësjellës makinën e SYRI-t, fillon shoqërimet e dhunshme ndaj të rinjve

18:11, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazi lotsjellës dhe shoqërimet me forcë të të rinjve kanë shoqëruar protestën e ditës së 13-të para Kryeministrisë, në kuadër të revoltës studentore kundër Edi Ramës.

Sipas raportimit live nga SYRI, efektivët e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve të rinj, duke i shoqëruar me dhunë, ndërsa tensionet në shesh janë përshkallëzuar.

Në shënjestër të gazit lotsjellës ka përfunduar edhe makina e SYRI-t, gjatë zhvillimeve të protestës.

Revolta vijon me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbajtjen e përgjegjësisë për veprimet joproporcionale të forcave të rendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco