Ambasadori i BE-së në Serbi: Shqetësim për incidentet e dhunshme në qendrat e votimit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, ka shprehur shqetësimin për incidentet e dhunshme të raportuara në disa qendra votimi gjatë procesit zgjedhor.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, diplomati evropian thekson se qytetarët serbë duhet të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për incidentet e dhunshme të raportuara në një numër qendrash votimi”, shkruan von Beckerath.
Ai u bën thirrje të gjithë aktorëve të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangin dhunën dhe provokimet.
Në reagimin e tij, ambasadori i BE-së u kërkon gjithashtu institucioneve kompetente të garantojnë sigurinë e të gjithë personave të përfshirë në procesin zgjedhor.
Zgjedhjet në Serbi! Autoblinda të xhandarmërisë në qendër të Beogradit, gadishmëri ndaj demostratave
Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”
Zgjedhjet në Serbi! Rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- 18:09 Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët
- 18:05 Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin
- 17:55 Zgjedhjet në Serbi! Autoblinda të xhandarmërisë në qendër të Beogradit, gadishmëri ndaj demostratave
- 17:51 Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”
- 17:42 Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën
- 17:25 Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit