Policia ka përdorur spray me piper ndaj protestuesve në Bulevard, ndërsa ka ndërhyrë edhe për shoqërimin e disa personave, pasi këta të fundit nisën revoltën e tyre me gurë.
Gjatë ndërhyrjes, efektivët janë afruar drejt protestuesve dhe kanë shoqëruar disa prej tyre, për t’u tërhequr më pas nga zona.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi numrin e personave të shoqëruar apo të lënduar nga përplasjet, ndërsa pak më herët policia largoi me dhunë edhe mediat nga protesta, duke penguar raportimin e tyre.













