Përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të shoqërohet me një nga realizimet më të mëdha televizive të organizuara nga LaLiga. Për të kapur çdo moment të ndeshjes, do të vendosen 38 pozicione kamerash, ndërsa numri mund të shkojë në 39 nëse përdoret edhe kamera e vendosur në trupin e një lojtari gjatë nxehjes.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Marca”, ky organizim përfshin 13 kamera më shumë se në ndeshjet e zakonshme të kategorisë më të lartë, ku përdoren zakonisht 25 ose 26. Kamerat do të vendosen në pozicione të ndryshme, përfshirë portat, vijën e golit, pankinat dhe tunelin e stadiumit, për të mos lënë pa dokumentuar asnjë episod të rëndësishëm.
Ky organizim merr rëndësi të veçantë edhe pas polemikave të fundit për mungesën e pamjeve të qarta në një episod mes Arda Güler dhe Peque. Numri më i madh i kamerave pritet të ndihmojë si arbitrin, ashtu edhe sistemin VAR, në vlerësimin e situatave të diskutueshme.
Një tjetër risi do të jetë përdorimi i parë i topit të lidhur elektronikisht në një ‘El Clásico’. Teknologjia, që ndihmon në vendimmarrjen e arbitrave, do të mundësojë gjithashtu transmetimin e statistikave dhe grafikëve shtesë gjatë ndeshjes.
Për herë të dytë në një përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit do të përdoret edhe RefCam, kamera e vendosur te arbitri, e cila ofron pamje nga këndvështrimi i tij dhe mundëson ndjekjen më nga afër të vendimeve dhe komunikimit me lojtarët.
Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm. Sipas vlerësimeve, ‘El Clásico’ ka një audiencë potenciale prej më shumë se 650 milionë shikuesish në mbarë botën. Dy sezonet e fundit kanë regjistruar audiencë 51% më të lartë krahasuar me katër sezonet para tyre.
Ndeshja do të transmetohet në shumë tregje ndërkombëtare, ndërsa në Spanjë përgjegjësinë e transmetimit do ta ketë DAZN. Përgatitjet televizive do të nisin shumë përpara vërshëllimës së parë, pasi emisioni para ndeshjes do të zgjasë 90 minuta.
Barcelona do të jetë gjithashtu qendra e operacioneve mediatike, me 28 transmetues nga 28 tregje të ndryshme që do të udhëtojnë për të prodhuar përmbajtje rreth kësaj përballjeje. LaLiga synon që interesi për ‘El Clásico’-n të shtrihet përtej 90 minutave dhe të përfshijë audiencën në të gjithë botën.
© SYRI.net
Frikë për Alisson Santos, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe i marrin makinën
Carrick: Nuk u thashë lamtumirë tifozëve të Man. United, ja pse Bruno Fernandes qëndroi në stol
Hoffenheim mposht thellë Leverkusenin, Kramaric shënon golin historik në BundesligëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: