Shkon në 61% pjesëmarrja në votime ne Serbi, studentët rrezikojnë Vuçiçin

25 Tetor 2026 | 18:46

Pjesëmarrje e lartë dhe raportime për incidente nga zgjedhjet parlamentare në Serbi sot, 25 tetor.
Përditësimet më të fundit, deri në orën 17:00:

Rreth 61% kanë votuar deri në orën 17:00, sipas vlerësimit të CeSID-it. Komisioni Zgjedhor raportoi zyrtarisht 56,38% deri në orën 16:00, kundrejt 42,36% në të njëjtën orë më 2023.

Danas raporton sulme ndaj mbështetësve të listës studentore në Nish dhe Hrtkovci. Në Leskovc, votimi është ndërprerë në një qendër pas raportimit se një anëtar i komisionit theu kutinë dhe goditi përfaqësuesin e studentëve.

Përballja kryesore është mes listës së Vuçiçit dhe listës së mbështetur nga studentët. Mediat flasin për nje garë të ngushtë, bazuar në sondazhet para votimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori i BE-së në Serbi: Shqetësim për incidentet e dhunshme në qendrat e votimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, ka shprehur shqetësimin për incidentet e dhunshme të raportuara në disa qendra votimi gjatë procesit zgjedhor....
18:24 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi! Autoblinda të xhandarmërisë në qendër të Beogradit, gadishmëri ndaj demostratave

Disa automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për menaxhimin e trazirave dhe shpërndarjen e protestuesve, janë parë të dielën në qendër të Beogradit, në një...
17:55 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe...
17:51 | 25/10/2026