Aktualitet

“Lëndimi i të riut nga Elbasani, kambanë alarmi”, Koçiu për protestat: Dhuna e verbër e nxitur nga inatet politike, rrezik për jetën e protestuesve dhe qytetarëve

Zv.Kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për lëndimin e të riut nga Elbasani gjatë protestës, duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për pasojat e rënda të dhunës.

Në një status në llogarinë e saj në Facebook Koçiu akuzon se dhuna nxitet nga inatet e vjetra politike dhe shprehet se është e papranueshme që rasti të përdoret për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e protestave të dhunshme.

Postimi i plotë i Koçiut:

Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.

Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.

Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre