Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku disa të rinj janë parë duke mbajtur mburoja antidisturbancë të policisë dhe duke imituar lëvizjet e efektivëve.
Në pamjet e publikuara nga JOQ Albania, protestuesit shfaqen në rrugë gjatë natës, duke vendosur mburojat përpara dhe duke simuluar formacionet e lëvizjet që përdoren nga forcat e rendit gjatë tubimeve.
Ndryshe nga skenat e tensionit që shoqërojnë shpesh protestat, ky moment shoqërohet me të qeshura dhe brohoritje, ndërsa të rinjtë duket se e kthejnë situatën në një episod ironik, duke imituar mënyrën se si policia organizohet përballë turmës.
Pamjet sjellin një tjetër moment nga protesta në kryeqytet, ku përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka prodhuar skena të ndryshme, nga tensionet në rrugë deri te episode të tilla që tërheqin vëmendjen e qytetarëve.