Tensionet gjatë protestës, 2 protestues dhe dy policë në spital! Si paraqitet gjendja e tyre

25 Tetor 2026 | 19:17

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me 4 personat e plagosur këtë të diele në protestë. Mësohet se deri në orën 19:00 në spitalin e Traumës janë paraqitur 3 të lënduar.

Më tej bëhet me dije se një protestues është shtruar teksa dy personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë dalë nga spitali. Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” një efektiv policie po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë: 

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 25 tetor 2026 ora 19:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:

-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit i marrin spry-in me piper dhe mburojën policisë

Protesta para Kryeministrisë herë pas here ka regjistruar situata të tensionuara. Në mes të tensionit dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve, kapsollave dhe gazit lotsjellës,...
18:49 | 25/10/2026

Tensione para Kryeministrisë, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës! Përplasje edhe me gazetarët

Situata te Kryesia e Kuvendit dhe para Kryeministrisë ka agravuar në përplasje të dhunshme, pasi protestuesit kanë hedhur sërish gurë dhe kapsolla në drejtim të...
18:09 | 25/10/2026

Protestuesit hedhin gurë në drejtim të Kryesisë së Kuvendit

Një tjetër situatë e tensionuar është regjistruar pasditen e kësaj të diele nga protestuesit. Ata kanë nisur të sulmojnë godinën e Kryesisë së Kuvendit duke...
17:25 | 25/10/2026