Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 13-të e revoltës studentore, të rinjtë sillen nëpër Tiranë, policia i ndjek hap pas hapi

Serbi, pjesëmarrjë masive në zgjedhje, arrin në 67,6% deri në orën 19:00

Serbi, pjesëmarrjë masive në zgjedhje, arrin në 67,6% deri në orën 19:00

19:37, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 67,6% deri në orën 19:00, sipas vlerësimit të IPSOS dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid).

Të dhënat u publikuan në llogarinë zyrtare të Cesid në rrjetin social X.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2023, deri në orën 18:00 kishin votuar 55,9% e zgjedhësve.

Qendrat e votimit në Serbi do të qëndrojnë të hapura deri në orën 20:00.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Serbi, duket qartë se pjesëmarrja është shumë më e lartë. Sa për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2023, në orën 19:00 pjesëmarrja ishte 55.90 për qind, më shumë se 11 pikë më poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco