Policia ka zbrazur sheshin ‘Skëndërbej’ nga qytetarët, të cilët u zhvendosën nga zona e kryeministrisë.
Pas zhvendosjes së protestuesve në sheshin qendror të Tiranës, dhjetëra makina policia nga disa anë kanë sjellë efektivët në këtë zonë.
Kjo ka bërë që qytetarët të largohen dhe policët të vihen në ndjekje të tyre.
Aktualisht mësohet se policia po gjurmon të rinjtë nëpër rrugët e Tiranës për ti ndaluar.
© SYRI.net