Janë zbardhur formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit për El Clásicon e parë të La Ligës, me trajnerët që kanë bërë zgjedhjet e tyre për përballjen në Camp Nou.
Te Barcelona, Hansi Flick ka ndjekur parashikimet, duke ruajtur strukturën e mbrojtjes dhe duke bërë disa ndryshime në mesfushë e sulm. E vetmja dilemë ishte mes Gordonit dhe Adeyemit, me teknikun gjerman që në fund i besoi futbollistit anglez.

Edhe Real Madridi ka përcaktuar formacionin për sfidën e madhe, ku ndryshimi kryesor është aktivizimi i Lunin në portë në vend të Thibaut Courtois. Portieri belg do të mungojë për shkak të gripit.
Siç pritej, Valverde do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Mourinho ka zgjedhur Huijsenin për të formuar dyshen e qendrës së prapavijës me Konaté-në.
Në mesfushë, Reali do të mbështetet te Bernardo Silva dhe Tchouaméni, ndërsa Arda Güler do të luajë në të djathtë. Në sulm, Mbappé do të jetë në qendër, me Bellingham pas tij dhe Diomande në krahun e majtë.

© SYRI.net
Mario Mitaj: Genoa, zgjedhja e duhur, Serie A është shumë taktike
Frikë për Alisson Santos, hajdutët i hyjnë në shtëpi dhe i marrin makinën
Carrick: Nuk u thashë lamtumirë tifozëve të Man. United, ja pse Bruno Fernandes qëndroi në stolBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: