
Vëllai i Erjon Vishkullit, Emiljano, pohoi se strukturat shtetërore i ishin gjendur familjes për trajtimin e të vëllait që u godit në sy gjatë protestës së djeshme pranë kryeministrisë.
Në një videomesazh, ai pohoi se vëllai ishte në gjendje të qëndrueshme ndërsa shteti i ishte përgjigjur si për transportin, ashtu edhe për trajtimin mjekësor si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.
“Gjendja e Erjonit për momentin duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit. Çdo lloj iniciative deri tani na është përgjigjur strukturat shtetërore, deri tani të gjitha i ka pru shteti, si avioni që na pru këtu. Strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrat më korrekte, na janë gjindur dhe janë mundur të bëjunë punën më të mirë të mundshme. Nesër flitet që do bëhet operacioni i dytë.” – tha ai.
Më herët motra e Erjon Vishkullit, përmes një postimit në Instagram shkruante se gjithçka që po bënte kryeministri Rama ishte lajm i rremë për propagandë dhe se në Itali, i vëllai ishte dërguar nga familja dhe miqtë e familje.
Pas këtij reagimi, kryeministri Rama shkroi se dërgimi i Erjon Vishkullit në Itali ishte nismë e tij personale dhe se të gjitha shpenzimet do mbuloheshin nga shteti.


