Një plagosje me thikë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11, ku i riu me inicialet M. A. është goditur me thikë në kofshë.
Ai është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes një 23-vjeçar me inicialet R. I., i cili rezulton se ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai dyshohet se e ka shkelur këtë masë në momentin e konfliktit.
Gjatë kontrollit ndaj të riut, efektivët kanë gjetur edhe një sasi të dyshuar lënde narkotike të llojit kanabis.
Policia thotë se po vijon veprimet për arrestimin e 23-vjeçarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.













