Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

25 Tetor 2026 | 20:10

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi Iranin që të mos prishë zgjedhjet e së martës teksa e paralajmëroi se nëse ndodh ata do të përballen me hakmarrje.

Ai tha se Irani dhe aleatët e tij mund të përpiqen të prishin zgjedhjet parlamentare që do të mbahen të martën, duke e paralajmëruar Teheranin të mos përpiqet të ndërmarrë ndonjë sulm.

 “Kemi inteligjencë që tregon se armiqtë tanë, Irani dhe përfaqësuesit e tij, mund të na sulmojnë për të prishur zgjedhjet”, tha Netanyahu në një videomesazh të publikuar nga zyra e tij.

“Mos na vini në provë. Do të pësoni hakmarrje joproporcionale”, i paralajmëroi iranianët kryeministri, i cili po kërkon një mandat të ri në këto zgjedhje.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit paralajmëron në një postim për mundësinë e një “Holokausti të dytë”.

Postimi përmban edhe një foto të një shpërthimi bombe bërthamore në Tel Aviv, të prodhuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado është kthyer në vendin e saj të lindjes pas një sërë...
19:08 | 25/10/2026

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë pretendimet se Moska po nxit protestat masive në qytetet e mëdha evropiane, duke i cilësuar ato si një...
18:05 | 25/10/2026

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov ka deklaruar se pikëpamja se Evropa duhet të përfshihet në bisedimet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë. Sipas tij, SHBA-të...
17:42 | 25/10/2026