Dinamo ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Egnatias, duke triumfuar 2-1 në “Elbasan Arena” në ndeshjen që mbylli javën e tetë të Superiores. Blutë përmbysën disavantazhin e hershëm dhe rihapën garën për kreun e kampionatit.
Rrogozhinasit kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Almir Kryeziun, i cili realizoi një gol spektakolar me goditje nga distanca. Egnatia pati mundësinë të thellonte epërsinë, por goli i Montenegros u anulua për prekje të topit me dorë.
Ky episod u pasua nga reagimi i Dinamos, që përmbysi rezultatin brenda pesë minutash. Fillimisht, Vila barazoi shifrat në minutën e 32-të, ndërsa pesë minuta më vonë Qefalija shënoi golin e avantazhit për kryeqytetasit.
Në pjesën e dytë, Egnatia u përpoq të rikthehej në lojë, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin. Dinamo administroi avantazhin deri në fund, duke siguruar tri pikë me peshë në luftën për titull.
Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në kuotën e 15 pikëve, vetëm tri pikë larg Egnatias dhe pesë pikë pas Teutës kryesuese. Kampionati bëhet kështu edhe më i hapur, me dinamovitët që konfirmojnë ambicien për të konkurruar për kreun.

© SYRI.net
Juventusi rikthehet te fitorja, mposht Leçen me golat e McKennie dhe Douglas Luiz
Bayerni rikthehet në krye të Bundesligës, fiton ndaj Freiburgut para ‘Der Klassiker’
Zbardhen formacionet e ‘El Clásico’-s, Flick zgjedh Gordonin, Reali pa CourtoisBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: