Ka përfunduar protesta e 13-të studentore në kryeqytet.
Protestuesit u mblodhën fillimisht te Ministria e Arsimit, të cilën e gjuajtën me gurë, ndërsa më pas nisën rrugëtimin drejt kryeministrisë.
Me t’u mbledhur poshtë zyrës së Ramës, protestuesit thyen karriget, që mbanin ftesën për dialog dhe më pas iu vunë zjarrin atyre.
Ata sulmuan edhe Kryesinë e Kuvendit si dhe përforcimet e një biznesi pranë zonës së njohur si “Kullat Binjake”.
Pjesëmarrja ishte modeste në krahasim me protestën e djeshme.













