Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?

25 Tetor 2026 | 21:12

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është në krye të “Listës së Studentëve” që sfidon Aleksandër Vuçiçin në zgjedhjet e Serbisë.

Pasi mbështeti publikisht protestat kundër korrupsionit të udhëhequra nga studentët, ai u shpall kryesues i “Listës Studentore” të pavarur në shtator të vitit 2026. Platforma e tij përqendrohet te decentralizimi i kujdesit shëndetësor dhe te dhënia e përparësisë mbijetesës kombëtare, përpara integrimit të menjëhershëm në Bashkimin Europian.

Në takimin e fundit të studentëve në Novi Sad, ku u prezantua si kandidat, Srdanoviç kujtoi se prej gati dy vitesh kërkohet një përgjigje për tragjedinë e Novi Sadit, ku u shemb çatia në stacionin e trenit dhe u vranë 16 persona.

Ai shtoi se qytetarët po kërkojnë një rrugëdalje përmes rinisë, “e cila duhet ta bëjë vendin më të mirë”.

Kreu i Listës së Studentëve ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad. Ai ka përfunduar studimet, ka kryer specializimet dhe në vitin 2012 ka mbrojtur doktoraturën.

Që nga viti 2018, ai jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, në departamentin e mjekësisë së emergjencave.

Srdanovië i mbështeti protestat studentore që nga fillimi, ndërsa foli për herë të parë në tubimet që u mbajtën në Beograd në maj të këtij viti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kamberi: Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë

Kryetari i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët synojnë të sigurojnë dy mandate në Kuvendin e...
21:00 | 25/10/2026

Lista Studentore reagon pas mbylljes së votimit: Shkoni mbroni votat në çdo vend paqësisht

Lista Studentore u bëri thirrje qytetarëve në Serbi të qëndrojnë në vendbanimet e tyre dhe të mbështesin vëzhguesit e saj gjatë numërimit të votave dhe...
20:48 | 25/10/2026

Mbyllet votimi në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do njohim rezultatin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pret që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në qetësi dhe se rezultati duhet të pasqyrojë vullnetin demokratik të...
20:46 | 25/10/2026