Tensione në Lazarevac pas mbylljes së votimit në Serbi, qytetarët rrethojnë një grup të SNS-së (VDIEO)
Tensione janë regjistruar në Lazarevac të Serbisë, ku qytetarët kanë rrethuar disa persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), të cilët, sipas raportimeve nga vendngjarja, më herët ishin përpjekur të përplaseshin me votuesit.
Ngjarja vjen në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa në qendrat e votimit ka nisur numërimi i fletëve të votimit.
Pamjet dhe raportimet nga Lazarevaci tregojnë për tensione mes qytetarëve dhe personave të identifikuar si pjesëtarë të grupit të SNS-së. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo për ndërhyrjen e policisë në këtë incident.
Zhvillimet në Lazarevac vijnë në një ditë zgjedhore të shoqëruar nga raportime për incidente dhe përplasje në disa zona të Serbisë.
Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?
Kamberi: Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë
Lista Studentore reagon pas mbylljes së votimit: Shkoni mbroni votat në çdo vend paqësisht
- 21:12 Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?
- 21:08 Çfarë dëmtime shkaktojnë plumbat e gomës?! Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa jep detajet
- 21:00 Kamberi: Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë
- 20:48 Lista Studentore reagon pas mbylljes së votimit: Shkoni mbroni votat në çdo vend paqësisht
- 20:46 Mbyllet votimi në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim do njohim rezultatin
- 20:27 Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë