Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
25 Tetor 2026 |
21:40
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të sigurojë numrin më të madh të mandateve në zgjedhje, duke pranuar humbjen e listës „Serbia e Bashkuar”.
Vuçiç tha se, megjithëse rezultatet përfundimtare nuk janë publikuar ende, të dhënat e bazuara në një mostër të shtresëzuar tregojnë se lista e mbështetur prej tij ka humbur zgjedhjet.
„Nuk i kemi rezultatet. Shumë njerëz do të befasohen dhe ju do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa. Bazuar në mostrën e shtresëzuar, është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç.
Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë shpërndarjen e mandateve dhe përmasat e fitores së Listës Studentore.
Lajme të Sugjeruara
Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Serbi, në garë për të tretin
Politikani shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhjet e sotme 27.230 vota sipas rezultateve preliminare. Ai...
Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb
Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet me dy deputetë në Parlamentin...
Vuçiç pas humbjes: Nuk arratisem dhe nuk bëj gati valixhet
Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën elektroale “Aleksandar Vuçiç- Serbia e Bashkuar”, deklaroi sonte se kjo listë humbi në zgjedhjet e sotme të...
- 23:21 Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Serbi, në garë për të tretin
- 23:17 Daçiç pëson disfatë të rëndë në zgjedhje
- 22:41 Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb
- 22:18 Vuçiç pas humbjes: Nuk arratisem dhe nuk bëj gati valixhet
- 21:57 Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita
- 21:25 “500 mijë lekë gjobë nëse nuk largohesh nga protesta!” Petraj: Këto masa Rama i mori nga Italia