Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin

25/10/2026
Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përplasja e deklaratave mes familjarëve të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka nxjerrë në pah dy versione të ndryshme për mënyrën se si u organizua transferimi i tij në Itali për trajtim të specializuar.

Motra e të riut deklaroi në një postim në Instagram se transporti dhe trajtimi i tij jashtë vendit u mundësuan nga familja, miqtë dhe mbështetësit, duke mohuar përfshirjen e shtetit. Ndërkohë, vëllai i Erjonit ka dhënë një version tjetër, duke pohuar se familja ka marrë përgjigje nga strukturat shtetërore për çdo nevojë, përfshirë sigurimin e avionit të posaçëm dhe ekipit mjekësor.

Reagimi i vëllait është publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili më herët kishte deklaruar se ishte angazhuar personalisht për sigurimin e kurimit të të riut në Itali.

Në reagimin e saj, motra e Erjonit u ka kërkuar mediave të mos e politizojnë ngjarjen dhe të mos publikojnë, sipas saj, lajme të pavërteta për përfshirjen e kryeministrit në mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

“Ju falënderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike”, shkruan ajo.

Më tej, ajo thekson se transferimi në Itali është mundësuar nga familjarët dhe mbështetësit e tyre.

“E kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta”, thuhet në reagimin e saj.

Sponsorizuar

Nga ana tjetër, vëllai i 28-vjeçarit ka deklaruar se strukturat shtetërore janë përgjigjur për çdo kërkesë të familjes dhe se udhëtimi drejt Italisë është kryer me një avion të posaçëm, të shoqëruar nga mjekë të angazhuar për rastin.

“Çdo lloj iniciative, na janë përgjigjur strukturat shtetërore, që nga avioni e çdo gjë. Të gjitha kanë ardhur nga strukturat shtetërore”, është shprehur ai.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të Erjon Vishkullit, vëllai ka bërë të ditur se ajo paraqitet e stabilizuar dhe se familja ka marrë sinjale inkurajuese nga mjekët.

“Gjendja e Erjonit për momentin duket e stabilizuar, na kanë thënë fjalë të mira, shpresojmë të vijë vëllai poshtë siç e patëm”, ka deklaruar ai.

Sipas familjarit, ditën e nesërme 28-vjeçari pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale, ndërsa familja shpreson për lajme të mira dhe për rikuperimin e tij.

Erjon Vishkulli mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, në përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe politike, ndërsa gjendja e të riut dhe mundësitë për rikuperimin e shikimit të tij mbeten në qendër të vëmendjes.m.k

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin

Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin

25/10/2026
Tension në Tiranë, policia sulmon sërish protestuesit

Tension në Tiranë, policia sulmon sërish protestuesit

25/10/2026
Gjimnazistët e “Partizanit” bojkotojnë mësimin, djegin koshat dhe bllokojnë rrugën

Protesta para ministrisë së Arsimit, studentët thërrasin kundër Ramës dhe policisë

25/10/2026
Zbatimi i marrëveshjes për pensionet Shqipëri-Itali hyn në fuqi nga 1 qershori

Protestat në Itali, ‘motra’ Meloni drejt dorëheqjes

25/10/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin

Përplasje deklaratash nga familjarët e Vishkullit, nesër ndërhyrja e dytë kirurgjikale për Erionin

25/10/2026
Tension në Tiranë, policia sulmon sërish protestuesit

Tension në Tiranë, policia sulmon sërish protestuesit

25/10/2026
Gjimnazistët e “Partizanit” bojkotojnë mësimin, djegin koshat dhe bllokojnë rrugën

Protesta para ministrisë së Arsimit, studentët thërrasin kundër Ramës dhe policisë

25/10/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

164.599 artikuj gjithsej