Vuçiç pranon humbjen në Serbi: Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të vijojë betejën politike pas humbjes së listës së tij në zgjedhjet parlamentare, ku Lista Studentore, sipas vlerësimeve paraprake të bëra publike prej tij, ka siguruar rezultatin më të mirë.
“Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita”, deklaroi Vuçiç gjatë fjalimit në selinë e partisë së tij, duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ai pranoi se lista e tij, „Serbia e Bashkuar”, ka humbur përballë Listës Studentore, e cila, sipas përllogaritjeve të tij paraprake, pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa kampi i Vuçiçit rreth 105 mandate.
Pavarësisht humbjes, Vuçiç u shpreh krenar për atë që ka arritur politikisht, ndërsa paralajmëroi se pas rezultatit zgjedhor mund të ketë largime nga radhët e mbështetësve të tij.
Deklaratat vijnë pas një dite të tensionuar zgjedhore në Serbi, ku Lista Studentore është shfaqur si sfida kryesore politike ndaj pushtetit të drejtuar prej Vuçiçit. Rezultatet përfundimtare pritet të përcaktojnë përbërjen e re të parlamentit.
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Tensione në Lazarevac pas mbylljes së votimit në Serbi, qytetarët rrethojnë një grup të SNS-së (VDIEO)
Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?
- 21:40 Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
- 21:25 “500 mijë lekë gjobë nëse nuk largohesh nga protesta!” Petraj: Këto masa Rama i mori nga Italia
- 21:22 Tensione në Lazarevac pas mbylljes së votimit në Serbi, qytetarët rrethojnë një grup të SNS-së (VDIEO)
- 21:12 Në krye të “Listës së Studentëve” në zgjedhjet e Serbisë! Kush është kardiologu që sfidon Vuçiçin?
- 21:08 Çfarë dëmtime shkaktojnë plumbat e gomës?! Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa jep detajet
- 21:00 Kamberi: Pasivizimi na kushtoi mandatin e tretë