Pas 14 vitesh bie autokrati i parë i Ballkanit/ Miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

Pas 14 vitesh bie autokrati i parë i Ballkanit/ Miku i Ramës, Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi

21:50, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakoshme të zhvilluara ditën e sotme në Serbi.

Në një konferencë për mediat, Vuçiç u shpreh se i humbi këto zgjedhje dhe se Lista e Studentëve fitoi, raporton media serbe Kurir.

‘Ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105’, u shpreh Vuçiç.

Vuçiç: Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t'ju informoj se, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje. Lista e studentëve-bllokues fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105, por struktura jonë është shumë e fortë.

Gjithashtu Vuçiç u shpreh se nuk do të largohet nga Serbia.

‘E dua Serbinë, nuk do të largohem kurrë nga Serbia’, u shpreh Vuçiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco