Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke bërë të ditur se, sipas përllogaritjeve paraprake të paraqitura prej tij, lëvizja e mbështetur nga studentët dhe bllokuesit është në avantazh.
Në një deklaratë për qytetarët, Vuçiç tha se të dhënat e bazuara në një kampion votash tregojnë se lista studentore mund të sigurojë nga 135 deri në 140 vende në parlamentin me 250 deputetë. Ndërkohë, lista e tij pritet të marrë rreth 105 mandate.
“Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, deklaroi Vuçiç, duke theksuar se shifrat e bëra publike nuk përbëjnë rezultat përfundimtar.
Sipas të njëjtave përllogaritje, lista e studentëve ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa ajo e mbështetur nga presidenti serb rreth 1.72 milionë. Megjithatë, rezultatet zyrtare ende nuk janë shpallur.











