Sunday / October 25 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Rajoni

Tërmet politik në Serbi, Vuçiç pranon humbjen: Lëvizja studentore fiton zgjedhjet parlamentare

Share Share Icon

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, duke konfirmuar fitoren e lëvizjes opozitare të udhëhequr nga studentët. Sipas vlerësimeve paraprake të bëra publike prej tij, Lista Studentore pritet të sigurojë 135–140 vende në Parlament, ndërsa kampi i tij politik rreth 105 mandate.

Në një deklaratë pas votimit, Vuçiç pranoi se rezultatet paraprake tregojnë humbjen e forcës së tij politike, pas më shumë se një dekade dominimi në politikën serbe.

Sipas agjencisë Reuters, Vuçiç deklaroi se, ndonëse rezultatet përfundimtare nuk janë ende të disponueshme, të dhënat nga kampioni i votave të numëruara tregojnë qartë fitoren e Listës Studentore.

Parlamenti i Serbisë ka 250 vende dhe shumica parlamentare kërkon të paktën 126 mandate. Sipas projeksioneve të paraqitura nga Vuçiç, lëvizja studentore do të kishte numrat e nevojshëm për të siguruar shumicën parlamentare. Ai tha gjithashtu se, sipas këtyre vlerësimeve, asnjë forcë tjetër politike nuk ka arritur të hyjë në Parlament.

Zgjedhjet e parakohshme u thirrën nga Vuçiç në shtator, pas pothuajse dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët, të cilët kërkonin luftimin e korrupsionit, forcimin e institucioneve dhe përgjegjësi politike.

Protestat nisën pas tragjedisë së nëntorit 2024 në Novi Sad, ku shembja e një strehe në stacionin hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave. Ngjarja nxiti protesta masive dhe akuza për korrupsion dhe mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Lëvizja studentore fitoi gradualisht mbështetje të gjerë publike, duke u shndërruar në sfidën më të madhe politike për Vuçiçin që nga ardhja e tij në pushtet, fillimisht si kryeministër në vitin 2014 dhe më pas si president në vitin 2017.

Sipas projeksionit të Ipsos/CeSID, të raportuar nga The Guardian, Lista Studentore ka siguruar 52% të votave dhe rreth 138 mandate, ndërsa lista e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka marrë 39.3% të votave dhe rreth 104 mandate.

Rezultati shënon një ndryshim të rëndësishëm në skenën politike serbe, megjithëse mbetet për t’u konfirmuar nga numërimi përfundimtar dhe shpallja zyrtare e mandateve.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar

Importuesit dhe prodhuesit pohojnë se ulja e çmimeve të produkteve ushqimore për periudhën 3-mujore tetor-janar, po arrihet përmes tkurrjes së marz...

24 hours më parë 14 Min Lexim

Dividendët e bankave po “tkurren”

Shifrat tregojnë se dividendët e shpërndarë nga bankat pësuan rënie për të dytin vit radhazi në 2025-n. Një tendencë e ngjashme po vërehet edhe në ...

24 hours më parë 16 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!