Projeksioni, shqiptarët mund të marrin mandatin e dytë në Parlamentin serb

25 Tetor 2026 | 22:41

Sipas projeksionit të CeSID dhe Ipsos, dy organizata që merren me sondazhet zgjedhore në Serbi, Koalicioni Shqiptar pritet të përfaqësohet me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë, ndërsa Lista Studentore siguron shumicën absolute

Sipas projeksionit Koalicioni Shqiptar ka marrë 0,8% të votave në nivel kombëtar, që përkthehet në dy mandate parlamentare.

Bazuar në renditjen e kandidatëve, dy mandatet i takojnë Shaip Kamberit nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe Visar Mehmetit nga Alternativa për Ndryshim (APN).

Koalicioni Shqiptar bashkoi tetë parti politike nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe konkurroi si listë e pakicës kombëtare. Për këtë arsye, nuk i nënshtrohet pragut të përgjithshëm zgjedhor prej 3%.

Në të njëjtin projeksion, Lista Studentore rezulton me 52% të votave dhe 139 mandate nga 250 vende në Parlament, ndërsa lista “Serbia e Bashkuar” e Aleksandër Vuçiqit ka marrë 39,3% të votave dhe 104 mandate.

Ndarja e mandateve sipas projeksionit CeSID/Ipsos

Lista zgjedhoreVotatMandatet
Lista Studentore52,0%139
Serbia e Bashkuar – Vuçiq39,3%104
Hungarezët e Vojvodinës0,9%3
Koalicioni Shqiptar0,8%2
SDA e Sanxhakut0,4%1
SDP – Rasim Ljajiq0,5%1
Gjithsej250

Sipas projeksionit, jashtë Parlamentit mbetet lista “Faktori i Stabilitetit” e Ivica Daçiqit, me 2,3% të votave.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, e ka pranuar më herët gjatë mbrëmjes humbjen në zgjedhje, duke deklaruar se të dhënat nga mostra e koalicionit të tij tregonin se kishte humbur përballë Listës Studentore.

Përfaqësimi i shqiptarëve me dy mandate do të shënonte një rritje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kur partitë shqiptare garuan të ndara dhe Lugina e Preshevës kishte vetëm një deputet në Parlamentin e Serbisë.

Sipas Presheva.al, pjesëmarrja e lartë e votuesve në Luginë, ku vetëm në Preshevë deri në orën 19:00 kishin votuar mbi 37% e zgjedhësve, si dhe ardhja e votuesve nga Kosova gjatë pasdites, kanë ndikuar në rezultatin e koalicionit.

Rezultatet zyrtare dhe përfundimtare pritet të shpallen nga Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë dëmtime shkaktojnë plumbat e gomës?! Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa jep detajet

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka shpjeguar rregullat që duhet të respektojë policia gjatë përdorimit të plumbave të gomës, duke theksuar se ata nuk duhet...
21:08 | 25/10/2026

Agravon konflikti mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari! Në pranga autori i dyshuar

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen...
20:17 | 25/10/2026

“Na janë përgjigjur strukturat shtetërore”, Rama ndan videon e vëllait të 28-vjeçarit të lënduar: Unë nuk gënjej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish përmes një postimi në “Facebook” lidhur me mjekimin e 28-vjeçarit, Erjon Vishkulli i cili mbeti i lënduar në sy...
20:05 | 25/10/2026