
Qindra mijëra qytetarë e studentë serbë kanë zbritur në sheshet e qyteteve kryesore të Serbisë për të festuar fitoren në zgjedhje e sotme. Lista Studentore priotet të marrë deri në 140 vende në parlamentin e ri, lajm i dhënë vetë nga ish-presidenti serb Vuçiç, i cili pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme.
Lista Studentore ka marrë mbi 50 për qind të votave e kësisoj mund të formojë e vetme qeverinë e re. Vuçiç bie nga pushteti pas 14 vitesh në krye. Ai njoftoi dorëheqjen në shtator 2026, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Lista Studentore u ravijëzua si lëvizje politike gjatë dy viteve të fundit pas nisjes së protestave në fund të vitit 2024 , pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit ku vdiqën 16 persona.
