Numërimi i votave pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi po sjell një përmbysje të fortë të rezultatit fillestar, me Listën e Studentëve që po rritet ndjeshëm në raport me koalicionin e Aleksandar Vuçiçit.
Pas numërimit të rreth 200 kutive të para, koalicioni “Serbia e Bashkuar”, i drejtuar nga Vuçiçi, dukej se kryesonte me rreth 54 për qind të votave. Megjithatë, teksa numërimi po avancon, diferenca po ndryshon me shpejtësi dhe Lista e Studentëve po fiton terren.
Kur janë numëruar rreth 15 për qind e votave, tendenca tregon një rritje të ndjeshme të mbështetjes për listën studentore, e cila synon të përkthejë në mandate pakënaqësinë e krijuar nga protestat kundër korrupsionit.
Nëse kjo prirje konfirmohet gjatë numërimit të mëtejshëm, Lista e Studentëve pritet të sigurojë shumicën në parlamentin prej 250 vendesh.
Vetë Vuçiçit e ka pranuar humbjen.
© SYRI.net