Vuçiç humbi zgjedhjet, reagon BE: Gati për reformat

26 Tetor 2026 | 07:39

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uruan Listën Studentore për fitoren në zgjedhje, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur përparimin e Serbisë drejt BE-së.

“Jemi të gatshëm të mbështesim reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike, si dhe të punojmë së bashku për realizimin e së ardhmes evropiane të Serbisë”, thanë ata në një postim të përbashkët në X.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve shënon një fillim të ri në marrëdhëniet e Serbisë me Brukselin.

“Për Serbinë mund të fillojë një kapitull i ri. Dyert e BE-së janë të hapura dhe jemi të gatshëm të ecim përpara së bashku”, tha Kos në një deklaratë me shkrim, të shpërndarë për gazetarët nga kabineti i saj.

Duke uruar Listën Studentore, ajo tha se qytetarët e Serbisë e shprehën zërin e tyre duke marrë pjesë në zgjedhje në numër historik, pas pothuajse dy vjetësh protesta për demokraci, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit.

“Pikërisht këto janë vlerat që qëndrojnë në zemër të Bashkimit tonë Evropian”, tha Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

•              Lista Studentore fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, sipas vlerësimeve paraprake të CRTA-s, ndërsa Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen. •              Për Kosovën,...
07:35 | 26/10/2026

Si një lëvizje studentësh e rrëzoi Vuçiçin e Serbisë

Lëvizja e tyre lindi nga tragjedia që filloi me bllokimin e rrugëve nga studentët dhe u shndërrua në protesta pothuajse të përditshme dhe në një...
07:32 | 26/10/2026

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

Triumfi i Lulës bie ndesh me një trend rajonal fitoresh për kandidatët presidencialë të qendrës së djathtë, aleatë me Trumpin. Kjo gjithashtu do të thotë...
07:11 | 26/10/2026