Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti vijon kryesisht i kthjellët, por me vranësira kalimtare, të larta dhe transparente në pjesën e parë të ditës.
Era fryn me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat variojnë nga 7 në 24 gradë Celsius.