Chivu: E merituam fitoren ndaj Fiorentinës, nuk u thyem përballë padrejtësive

26 Tetor 2026
7:30
Alfred Lleshi
back button

Cristian Chivu vlerësoi reagimin e Interit në fitoren 2-1 ndaj Fiorentinës, pas një tjetër përmbysjeje. Zikaltrit kanë grumbulluar 13 pikë në Serie A, pasi kanë qenë në disavantazh, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë kampionatet kryesore europiane.

“Zhvilluam një ndeshje serioze. Pësuam gol nga një goditje prej 30 metrash, por nuk kam asgjë për t’u qortuar lojtarëve për cilësinë e lojës. Qëndruam të kthjellët edhe pas golit të Fiorentinës. E meritonim fitoren dhe do ta thosha këtë edhe sikur të humbnim 0-1”, – deklaroi trajneri për DAZN.

Chivu komentoi edhe penalltinë e pretenduar për kontaktin mes Viery dhe Thuram: “Jemi të kënaqur me reagimin. Nuk u ndalëm përballë disa padrejtësive. Ato nuk na thyen, përkundrazi, na dhanë forcë për të përmbysur rezultatin. Nuk dua të shoh lojtarë që ankohen apo dorëzohen për vendimet e arbitrave. Duhet të ruajmë vendosmërinë në vështirësi”.

Trajneri shpjegoi edhe zëvendësimet: “Bonny u aktivizua për të sjellë dinamizëm dhe duele një kundër një, ndërsa Lavelli ndihmoi në fazën sulmuese”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit