Abissnet Superiore në RTSH/ Rezultatet e javës së 8-të, si ndryshon renditja!

Java e 8-të e Abissnet Superiore, që transmetohet në ekranin e RTSH, ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”, me përballjen mes Dinamos dhe Egnatias, që u mbyll me fitoren 2-1 të dinamovitëve. Një sukses me peshë për skuadrën kryeqytetase, që merr tri pikët përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë.
Kjo javë solli rezultate të rëndësishme edhe në sfidat e tjera. Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, Laçi fitoi minimalisht 1-0 kundër Vorës, ndërsa Vllaznia siguroi tri pikët në shtëpi ndaj Tiranës, me rezultatin 2-0. Përballja mes Teutës dhe AF Elbasanit përfundoi në barazim pa gola.
Në krye të renditjes vijon të qëndrojë Teuta me 20 pikë, por Egnatia, pavarësisht humbjes së fundit, mbetet në ndjekje të ngushtë me 18 pikë. Dinamo ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke mbajtur vendin e tretë, ndërsa Tirana renditet e katërta me 11 pikë.
Pas tyre vjen Laçi me 10 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 9 pikë. AF Elbasani, Vllaznia dhe Vora kanë grumbulluar nga 8 pikë, ndërsa Partizani mbetet në fund të klasifikimit me 4 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



