E rëndë në Kosovë, vritet një grua! Dy orë para ngjarjes kishte njoftuar policinë

26 Tetor 2026 | 08:17

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë ku mbeti e vrarë një grua. Ngjarja e rëndë mësohet se u regjistrua rreth orës 21:10 në Vitomiricë. Më tej bëhet me dije se vrasje është regjistruar dy orë pasi viktima  kishte telefonuar policinë për ndihmë duke iu raportuar dhunën në familje.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

Është raportuar se viktima, tre ditë para vrasjes përmes një letre i është drejtuar kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, përmes së cilës ka shprehur pakënaqësinë me zyrtarët të cilët po trajnonin rastin e saj.

Ajo gjithashtu ishte ankuar për praninë e familjarëve të ish-bashkëshortit, Jeton Sylaj në shtëpinë ku ajo pretendonte se po i pengohej kthimi. Ajo kishte kërkuar ndërhyrjen e Policisë, duke ngritur shqetësime edhe për moszbatimin e një vendimi gjyqësor lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijës së saj.

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar viktima.

Përmes kësaj letre, viktima kishte kërkuar hetime për të gjithë zyrtarët duke nisur edhe nga Qendra për Punë Sociale.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, kishte shkruar ajo.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria Themelore në Pejë thotë se ka angazhuar prokuror për trajtimin e pretendimeve të viktimës, menjëherë pas pranimit të shkresës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe...
17:51 | 25/10/2026

Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?

Banorët serbë të veriut të Kosovës nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë që po mbahen të dielën, më 25 tetor, thanë se presin një...
13:40 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi, gazetari nga Presheva: Lista studentore mund ta mposhtë Vuçiçin

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Presheva në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Valon Arifi, foli për zgjedhjet e së dielës në...
22:37 | 23/10/2026