Sulmi me 9 viktima në një kishë në Jordani, arrestohen 3 autorët
Autoritetet jordaneze kanë arrestuar tre të rinj si të dyshuar për sulmin i cili la pas 9 viktima brenda kishës ortodokse në fshatin Hamoud në provincën e Karakut.
Forcat e sigurisë jordaneze arrestuan tre të dyshuar në një operacion herët në mëngjes në lidhje me sulmin e fundit vdekjeprurës.
“Ne i kemi arrestuar vrasësit, po hetojmë të gjitha rrethanat që i shtynë këta të rinj drejt ekstremizmit dhe do të sigurohemi që kushdo që vërtetohet se është i përfshirë të mbahet përgjegjës”, theksoi Ministri i Brendshëm jordanez Mazen al-Faraya nëpërmjet X.
Departamenti i sigurisë publike raportoi se autorët hynë me forcë në kishën ortodokse dhe hapën zjarr gjatë një funerali.
Duke denoncuar aktin “terrorist”, monarku jordanez Abdullah II, i cili vizitoi të plagosurit në Karak, theksoi nëpërmjet X të premten se vendi i tij do të vendoste dënimet “më të ashpra” ndaj autorëve.
Në provincën Karak, me një popullsi totale prej 375,000 banorësh, jeton një bashkësi e madhe të krishterësh.
Të krishterët përbëjnë rreth 3% të popullsisë së Jordanisë e cila është shumica sunite. Mbretëria shpalli tre ditë zie kombëtare duke filluar nga e premtja, me flamuj të ulur në gjysmështizë në ndërtesat qeveritare dhe publike.
Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin
“Vandalët paguajnë”, Macron propozon gjoba deri në 10 mijë euro për protestuesit që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave
- 08:43 Zgjedhjet në Izrael, cilët janë kandidatët dhe rivalët e Benjamin Netanyahut?
- 08:26 Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin
- 08:25 “Vandalët paguajnë”, Macron propozon gjoba deri në 10 mijë euro për protestuesit që kanë shkaktuar dëme gjatë protestave
- 08:17 E rëndë në Kosovë, vritet një grua! Dy orë para ngjarjes kishte njoftuar policinë
- 08:16 Medvedev i kërkon Trumpit të përdorë CIA-n kundër Zelenskyt: Jepini fund këtij problemi! Kërcënimi i fortë nga Moska
- 08:11 Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm