Rajoni

Serbia pa Vuçiç, BE-ja uron Listën Studentore për fitoren në zgjedhje!

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uruan Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të mbështetur reformat dhe rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.

Dy zyrtarët e lartë vlerësuan pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje dhe theksuan rëndësinë e reformave demokratike për të ardhmen e Serbisë.

Costa dhe von der Leyen nënvizuan se institucionet evropiane janë të gatshme të bashkëpunojnë me Serbinë për forcimin e sundimit të ligjit, garantimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Populli i Serbisë doli në numër rekord për të formësuar të ardhmen e vendit të tij. Urime Listës Studentore për fitoren në zgjedhjet parlamentare!

Ne jemi të gatshëm të mbështesim reformat në sundimin e ligjit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe institucionet e forta demokratike, si dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lista e Studentëve kryesoi me 52.19% të votave, e ndjekur nga ajo e Aleksandar Vuçiçit, me 39,52%.