Revolta e rinisë/ I thyen karriget e ‘dialogut’, Rama vijon propagandën - Nxjerr tavolinë guri para zyrës

Revolta e rinisë/ I thyen karriget e ‘dialogut’, Rama vijon propagandën - Nxjerr tavolinë guri para zyrës

08:16, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe pse i është refuzuar kategorikisht dialogu dhe u kërkohet dorëheqja, Edi Rama ka vijuar edhe sot të nxjerrë para zyrës së tij fletët e ftesës për dialog.

Deri tani karriget që nxirrte i janë thyer e djegur. Gurët që vinte i janë rrokullisur si simbol i mos pranimit të dialogut por largimit të tij.

Këtë të hënë, përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur një gur në formën e një tavoline. Ai vijon arrogancën e tij. Gjatë ditës së djeshme dhe në të gjithë ditët e protestës studentore ai ka përdorur dhunë barbare ndaj te rinjve. Ndërsa ngrihet ne mëngjes e në vend që të japë dorëheqjen sajon çudira propagandistike për të shuar revoltën, që nuk ndalet.

Pavarësisht ftesave të përsëritura të Ramës, studentët kanë vijuar të këmbëngulin në kërkesën për largimin e tij nga posti i kryeministrit, duke e konsideruar dialogun të papranueshëm për sa kohë kjo kërkesë nuk plotësohet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco