Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka hedhur poshtë një raport të mediave për një “konfrontim të paparë” midis kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe shefit të shtabit ushtarak, Eyal Zamir, mbi Iranin.
Në një postim në X, Katz shkroi se raportet mbi çështjen e Iranit janë krejtësisht të pabaza dhe të rreme. Ai shtoi se nuk do të kryejnë një sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve në Izrael.
“Unë deklaroj pa mëdyshje se nuk kishte asnjë qëllim nga ana e Izraelit për të filluar një sulm ndaj Iranit para zgjedhjeve në Izrael – kur ne e bëmë të qartë se nëse Irani sulmon Izraelin, ne do të përgjigjemi me forcë të madhe, dhe të gjitha raportet mbi këtë çështje janë tërësisht të rreme”, shtoi ai.
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje
The post Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











