Rrjedhja e gazit nga bombula e gatimit në një apartament alarmon banorët, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një 37-vjeçar është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses së tij në fshatin Luar.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ra Besmir (Erjon) Mustaj, teksa shtoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshimet edhe për dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec.
Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Top Channel