Bayerni në alarm, mesfushori i shtohet listës së gjatë të mungesave

Bayerni në alarm, mesfushori i shtohet listës së gjatë të mungesave

09:28, 26/10/2026

Gjërat po shkojnë keq e më keq për Bayernin këto ditë. Në ndeshjen e rëndësishme kundër Frajburgut, bavarezët do të duhet të bënin pa një tjetër lojtar të rëndësishëm.

Aleksandar Pavloviç mungoi në momentet e fundit. Mesfushori e përfundoi seancën e fundit stërvitore të shtunën pasdite, por nuk udhëtoi drejt Frajburgut.

Sipas raportimeve, Pavloviç vuan nga një dëmtim në pulpë. Kështu, Pavloviç i shtohet listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar. Luis Diaz, i cili ka pësuar një çarje të fibrave muskulore, Minjaje Kim, që vuan nga një tërheqje muskulore, si dhe Manuel Neuer, janë jashtë fushave këtë javë për shkak të problemeve fizike.

Për më tepër, Kimish do të mungojë për shkak të një humbjeje në familjen e tij, ndërsa është ende herët për rikthimin e Jamal Musialës pas tërheqjes muskulore.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco