EMRI/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari

09:23, 26/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së ish-bashkëjetueses së tij, në fshatin Luar.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari është Besmir (Erjon) Mustaj, banues në Roskovec.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Mustaj ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Njoftimi i polcisë/ Roskovec

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec.

Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco