
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar, i cili siguroi dy mandate në zgjedhjet në Serbi.
Përmes një reagimi, Begaj e cilësoi fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit.
Shume urime!”