Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë para banesës së ish-bashkëjetueses në Roskovec, arrestohet 37-vjeçari



Një 37-vjeçar është arrestuar në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pranë banesës ku jeton ish-bashkëjetuesja e tij, në fshatin Luar.

I arrestuari, shtetasi me inicialet B. M., banues në Roskovec, dyshohet se ka qëlluar me armë për motive të dobëta. Ngjarja është bërë objekt hetimi pas njoftimit për të shtënat, që çoi në angazhimin e shërbimeve të Policisë së Roskovecit dhe Komisariatit të Fierit.

Pas veprimeve hetimore, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e 37-vjeçarit.

Ai dyshohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore.