Protestat e studentëve, policia njoftim zyrtar: 10 të arrestuar, 20 persona në kërkim
Policia e Tiranës ka arrestuar 10 persona, ka proceduar penalisht dy të tjerë dhe ka shpallur në kërkim 20 persona, në kuadër të hetimeve për veprimet e kundërligjshme të dyshuara gjatë tubimeve të 24 dhe 25 tetorit.
Sipas njoftimit të Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore gjatë protestave.
Mes të arrestuarve është edhe një 23-vjeçar me shtetësi gjermane.
Gjithashtu, Policia ka arrestuar një 20-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale të vjedhjes. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të 24 tetorit.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, 20 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Rama për 28-vjeçarin e plagosur në protestë: Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit, u mora personalisht për kurimin e tij në Itali
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit
Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë, vijon hedhja e gazit, qëllohet me gur ndaj policisë
- 09:44 Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të ulëta, ja si parashikohet të mbyllet muaji tetor
- 09:31 Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta
- 09:31 Burnham: Nuk do të ketë zgjedhje së shpejti, njerëzit mund ta heqin nga mendja këtë
- 09:20 I njohur si zëri i Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ndërron jetë në moshën 46-vjeçare aktori Eric Bauza
- 09:20 Arabia Saudite rihap pjesërisht aeroportin e Riadit pas sulmit me viktima, teksa Huthit kërcënojnë me goditje të reja
- 09:19 Begaj për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Rezultati të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi