Gerry Cardinale është i kënaqur me paraqitjen e Milanit në Udine, ku kuqezinjtë fituan 2-0. Pas ndeshjes, pronari i klubit deklaroi për “Sky Sport”: “Skuadra vazhdon të përmirësohet dhe tregoi qëndrueshmëri të madhe pas ndeshjes zhgënjyese në Europë. Ruajtëm intensitetin e lartë gjatë gjithë takimit. Mbajtja e topit dhe agresiviteti në rikuperimin e tij pas humbjes ishin aspekte shumë pozitive”.
Cardinale vlerësoi edhe trajnerin Ruben Amorim: “Ruben i menaxhoi mirë rotacionet dhe zëvendësimet. Kjo na vendos në një pozicion të mirë për ndeshjen e së mërkurës në shtëpi”, duke iu referuar sfidës kundër Bologna në “San Siro”. Për “Telelombardia”, ai konfirmoi se do të qëndrojë në Milano gjatë gjithë javës për të mbështetur ekipin në dy sfidat e ardhshme, kundër Bologna dhe Inter.
Përveç ndeshjeve, Cardinale do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e aksionarëve të Milanit dhe në prezantimin e projektit të stadiumit të ri. Ky i fundit do të shërbejë edhe si mundësi për kontaktet e para me drejtuesit e Interit përpara derbit të së shtunës.







