Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultat që duhet të kthehet në më shumë të drejta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij
    Lajmet e fundit

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    October 26, 2026
    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar për zhvillimet politike në Serbi dhe largimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti pasi humbi zgjedhjet  e djeshme përballë Listës Studentore.

    Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Majko ka analizuar mënyrën e qeverisjes së Vuçiçit, duke e lidhur atë me përqendrimin e pushtetit, dobësimin e institucioneve dhe ndërthurjen e interesave politike e ekonomike.

    Ai ka theksuar se historia do ta gjykojë ish-liderin serb për trashëgiminë e tij politike, ndërsa shprehet se tashmë ngjarjet nuk do të jenë më nën kontrollin e tij.

    Reagimi i plotë:

    Aleksandër Vuçiç u largua nga pushteti! Ai nuk u rrëzua si një tiran. U tërhoq si një figurë e vjetër, që i kishte mbijetuar kohës së vet!

    Aleksandër Vuçiç nuk përballoi fuqinë e botës së re mediatike të rrjeteve sociale, të shpejtë dhe të zhurmshme.

    Historia do ta mbajë mend atë, jo për arritjet por për dështimet! Jo për atë që ndërtoi por për atë që ai shkatërroi!

    Aleksandër Vuçiç kishte sharm! Ai ishte jo-konvencional dhe nuk kishte frikë të bënte eksperimente. Por, ai ishte i pakujdesshëm dhe vetëshkatërrues!

    Të njëjtat cilësi që e kishin bërë të suksesshëm dhe dëshira e tij për ta bërë të aprovueshëm ishin ato të cilat e futën në krizë!

    Aleksandër Vuçiç ishte i paaftë ti rezistonte joshjes së pushtetit!

    Për të, morali ishte luks të cilin sistemi politik në Serbi nuk e përballonte!

    Aleksandër Vuçiç ishte simbol i një sistemi ku pushteti politik dhe interesat ekonomike ushqyen njëri-tjetrin. Pasoja, ishte çmontimi i shtetit administrativ!

    Ai e ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet, administrata dhe strukturat e sigurisë për të konsoliduar interesat e një grupi sundues të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar!

    Në periudhën e qeverisjes së Aleksandër Vuçiç kontrolli mbi institucionet në Serbi nuk ishte qëllim në vetvete.

    Ai shërbente për të siguruar pasuri, për të mbrojtur aleatët dhe për të dobësuar çdo mekanizëm që mund të pengojë vazhdimësinë e pushtetit.

    “Doktrina” Vuçiç ishte një dallim revolucionar nga mafia tradicionale për nga mënyra se si ushtrohet kontrolli. Ai e zhvendosi kuptimin e korrupsionit si një shkelje e veçuar e ligjit drejt një sistemi të organizuar ku shteti kthehet në “asistent”!

    Në këtë logjikë, kompromisi me shkeljen e ligjit nuk ishte tradhti, por domosdoshmëri.

    Aleksandër Vuçiç do të mbahet mend jo për ndonjë madhështi morale, por për paprekshmërinë.

    Aleksandër Vuçiç humbi dje zgjedhjet! Nga dje, ai nuk i kontrollon më ngjarjet! Tashmë janë ato, që do ta kontrollojnë atë!

    Aleksandar Vuçiç Ballkani Perëndimor humbja e zgjedhjeve interesat ekonomike kriza politike në Serbi Lista Studentore marrëdhëniet Shqipëri-Serbi Pandeli Majko politika serbe pushteti në Serbi Studentët në Serbi zgjedhjet në Serbi zhvillimet politike në Ballkan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    October 26, 2026

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    October 26, 2026

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultat që duhet të kthehet në më shumë të drejta

    October 26, 2026

    Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses në fshatin Luar, arrestohet 37-vjeçari

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.