Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultat që duhet të kthehet në më shumë të drejta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë
    Botë

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    October 26, 2026
    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    Rusia po përballet me akuza të rënda për rekrutimin e detyruar të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Ukrainë. Një investigim i CNN zbulon dëshmi tronditëse të familjarëve, sipas të cilëve burra rusë, shpesh me probleme shëndetësore apo ekonomike, merren me forcë nga rrugët dhe detyrohen të nënshkruajnë kontrata ushtarake. Disa prej tyre janë zhdukur vetëm pak javë pasi janë dërguar në luftë, ndërsa familjet nuk kanë asnjë informacion për fatin e tyre. Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se raste të tilla po shtohen, duke ngritur dyshime për një mobilizim të fshehtë ushtarak. Kjo situatë vjen në një kohë kur Rusia ndodhet në vitin e pestë të luftës kundër Ukrainës dhe përballet me nevojën për të plotësuar radhët e ushtrisë.

    Sipas CNN, ndërsa më parë Moska mbështetej kryesisht te shpërblimet e mëdha financiare për të tërhequr vullnetarë, tani po shtohen dëshmitë për përdorimin e presionit, kërcënimeve dhe mashtrimit. Një qytetar rus, i cili foli në kushte anonimiteti, tregoi se xhaxhai i tij 50-vjeçar, me probleme të rënda shëndetësore dhe varësi nga alkooli, u detyrua të hipte në një makinë nga disa burra me rroba civile.

    Sipas dëshmisë së tij, burrit iu dha të nënshkruante një dokument që më vonë rezultoi të ishte kontratë për t’u bashkuar me ushtrinë ruse. Një javë më pas ai u zhduk nga banesa, ndërsa familja mësoi se ishte dërguar në një kamp stërvitor në Luhansk, në Ukrainën lindore. Në fund të shtatorit, ai u raportua i zhdukur në luftë. “Kam probleme me gjumin. Ndonjëherë shoh makthe sikur më kapin jashtë shtëpisë”, rrëfeu familjari për CNN. Një histori të ngjashme tregoi edhe një tjetër qytetar rus, vëllai i të cilit dyshohet se u mor me forcë në muajin korrik, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur. Pavarësisht pretendimeve të familjes, prokuroria ushtarake vendase deklaroi se burri kishte nënshkruar kontratën me vullnetin e tij të lirë. Më pak se një muaj më vonë, edhe ai u raportua i zhdukur. Avokati ushtarak rus Artyom Kliga, me bazë në Berlin, deklaroi për CNN se që prej fillimit të verës ka vënë re një rritje të ndjeshme të rasteve të rekrutimit të detyruar.Sipas tij, objektivat kryesore janë burrat në gjendje të vështirë ekonomike, me probleme shëndetësore, borxhe apo varësi nga alkooli, të cilët shpesh nuk i njohin të drejtat e tyre.

    Një tjetër element shqetësues i zbuluar nga investigimi lidhet me pagesat që autoritetet rajonale ruse u ofrojnë personave që ndihmojnë në rekrutimin e ushtarëve të rinj. Në rajonin Ryazan, guvernatori Pavel Malkov ka njoftuar shpërblime nga 50 mijë deri në 300 mijë rubla për çdo person që ndihmon në sigurimin e një kontrate ushtarake. CNN ka identifikuar reklama dhe skema pagesash në disa rajone, të cilat nxisin qytetarët të gjejnë burra të gatshëm të regjistrohen në ushtri. Megjithatë, media amerikane thekson se nuk ka mundur të verifikojë nëse personat që dyshohet se rrëmbejnë burra në rrugë veprojnë për të përfituar këto shpërblime. Ndërkohë, në qytetin Penza janë publikuar video ku gra shihen duke rrethuar autobusë me rekrutë dhe duke kërkuar lirimin e familjarëve të tyre. Ministria ruse e Mbrojtjes i ka mohuar pretendimet për rekrutim të detyruar në këtë qytet.

    Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar vazhdimisht se qytetarët rusë regjistrohen vullnetarisht në ushtri, duke hedhur poshtë akuzat për mobilizim të detyruar. Megjithatë, dëshmitë e mbledhura nga CNN dhe organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin një realitet tjetër, ku frika nga dërgimi në front po shtyn edhe të rinjtë të largohen nga vendi. Një 21-vjeçar rus, i identifikuar me pseudonimin Igor, tregoi se u largua nga Rusia pasi ishte përballur dy herë me presion për të nënshkruar kontratë ushtarake. “Kisha frikë se dikush tjetër do të nënshkruante në emrin tim. Kisha frikë se kufijtë do të mbylleshin dhe nuk do të mund të largohesha kurrë”, rrëfeu ai. Ekspertët theksojnë se presioni për rekrutimin e ushtarëve mund të vijë edhe nga autoritetet rajonale, të cilat duhet të përmbushin kuotat e përcaktuara, pa qenë domosdoshmërisht rezultat i një urdhri të drejtpërdrejtë nga Kremlini.

    cnn detyrimi për të shkuar në luftë konflikti Rusi-Ukrainë Lufta në Ukrainë mobilizimi në Rusi mobilizimi ushtarak rekrutimi i detyruar rekrutimi i fshehtë Rusia të drejtat e njeriut ushtarët rusë ushtria ruse Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    October 26, 2026

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    October 26, 2026

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultat që duhet të kthehet në më shumë të drejta

    October 26, 2026

    Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses në fshatin Luar, arrestohet 37-vjeçari

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.