• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

by A. Q
26/10/2026 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit në Izrael.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Truth Social, Trump u ka bërë thirrje qytetarëve izraelitë të votojnë Netanyahun, duke vlerësuar udhëheqjen e tij dhe bashkëpunimin e ngushtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në përballjen me Iranin.

“Kur të shkoni në qendrat e votimit, mos harroni se Bibi ishte një kryeministër luftëtar i jashtëzakonshëm”, shkroi Trump, duke iu referuar Netanyahut me nofkën e tij të njohur.

Presidenti amerikan e përfundoi mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë: “Votoni për Bibi Netanyahun si kryeministër. Ne duhet ta përfundojmë punën që filluam”.

Trump vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin ushtarak mes Uashingtonit dhe Tel Avivit, duke përmendur operacionet kundër Iranit, të njohura si “Midnight Hammer” dhe “Epic Fury”. Sipas presidentit amerikan, këto operacione kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kapacitetet ushtarake dhe ekonominë iraniane.

Kjo është hera e dytë brenda një jave që Trump shpreh publikisht mbështetjen për Netanyahun. Më 18 tetor, ai deklaroi se kryeministri izraelit kishte mbështetjen e tij të plotë dhe absolute, duke e cilësuar një udhëheqës të fortë gjatë luftës dhe një partner të rëndësishëm strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Izraelitët pritet t’u drejtohen kutive të votimit të martën, më 27 tetor, në zgjedhjet e para parlamentare që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe konfliktet që pasuan në Gaza, Liban dhe Iran.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

Zgjedhjet në Izrael, Trump mbështet fuqishëm mikun e tij Netanyahu: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

October 26, 2026
Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

Për t’u sjellë njerëzisht me kafshët shtëpiake

October 26, 2026
Vaksina eksperimentale kundër kancerit provokon përgjigje imune te disa pacientë

Alarmi për kujdes/ Aplikimi i vaksinës antigrip, 6500 doza të shpërndara në qendrat shëndetësore të Gjirokastrës!

October 26, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Çfarë ndryshon në Ballkan pas humbjes së Vuçiçit

October 26, 2026
Ministri Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Katz: Izraeli nuk ka plan për të sulmuar Iranin para zgjedhjeve!

October 26, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë një universiteti në Florida, raportohet për të paktën 12 të plagosur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

Të shtëna me armë zjarri pranë një universiteti në Florida, raportohet për të paktën 12 të plagosur, mes tyre edhe 6 fëmijë!

October 26, 2026
“Topi i Artë 2025”/ Mbeten edhe pak orë nga shpallja e fituesit, Pedri ngel jashtë “10-es”! Ja pretendentët

“Ethet” e Topit të Artë/ Sot të gjithë sytë nga Londra për ceremoninë e trofeut prestigjioz, kush do të shpallet lojtari më i mirë vitit?

October 26, 2026
Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Protesta e dhunshme e ditës së djeshme, Policia arreston 10 të dyshuar, procedohen në gjendje të lirë edhe dy të tjerë! Katër të plagosur mjekohen në spital

October 26, 2026
Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

October 26, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Ekspertja italiane: Të gjithë jemi në shënjestër të hakerave, çdo pajisje e lidhur me internetin rrezikohet! Taktikat dhe si të mbroheni

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In