Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
    Ekonomi

    Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

    October 26, 2026
    Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

    Automjetet e braktisura në lagje dhe në hapësirat publike parashikohet të identifikohen dhe të hiqen nga bashkitë, në bashkëpunim me policinë rrugore. Një projektvendim për menaxhimin e automjeteve në fund të jetës përcakton procedurën që duhet ndjekur për këto mjete, nga verifikimi i pronarit deri te dorëzimi për trajtim dhe çregjistrimi i përhershëm.

    Sipas dokumentit të konsultuar nga skyweb.al, përgjegjësinë për identifikimin dhe heqjen e automjeteve të braktisura e ka bashkia në territorin e saj. Por largimi i makinës nuk nënkupton që ajo mund të dërgohet menjëherë për çmontim apo shkatërrim.

    Përpara këtij hapi, struktura që ka kryer heqjen duhet të verifikojë numrin e shasisë, targën, pronësinë dhe të dhënat e regjistrimit. Kontrollet kryhen në bashkëpunim me strukturën përgjegjëse për shërbimet e transportit rrugor dhe Policinë e Shtetit.

    Verifikimi përfshin edhe gjendjen juridike të automjetit: nëse është i vjedhur, në kërkim, i sekuestruar, i konfiskuar apo i ngarkuar me barrë. Këto kontrolle shërbejnë për të përcaktuar nëse mjeti mund të dorëzohet për trajtim dhe cili autoritet duhet të vendosë për të.

    Projektvendimi kërkon që pronari ose zotëruesi të njoftohet dhe automjeti të ruhet sipas procedurave dhe afateve të legjislacionit për qarkullimin rrugor. Vetëm pasi të përfundojnë këto procedura, makina mund t’i dorëzohet një operatori të autorizuar për trajtim.

    Për automjetet e sekuestruara, të konfiskuara, në kërkim apo të ngarkuara me barrë, dorëzimi për trajtim kërkon vendimin e organit kompetent. I njëjti kusht zbatohet edhe kur pronari ose zotëruesi i fundit nuk identifikohet.

    Në këto raste, certifikata e shkatërrimit lëshohet në emër të strukturës që dorëzon automjetin. Dokumenti shërben më pas për procedurën e çregjistrimit të përhershëm të mjetit.

    Megjithatë, neni 9 nuk përcakton një numër ditësh parkimi pas të cilit makina konsiderohet automatikisht e braktisur. Ai as nuk vendos një afat të posaçëm për reagimin e pronarit, por u referohet procedurave të legjislacionit rrugor. Kjo do të thotë se qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin vend nuk mjafton, sipas këtij teksti, për ta dërguar menjëherë një automjet për shkatërrim. /skyweb.al 

    automjetet e braktisura hapësirat publike heqja e makinave të braktisura ligji i ri makinat e braktisura ndotja e mjedisit parkimi në lagje riciklimi i makinave rregullat e reja për automjetet shkatërrimi i automjeteve Shqipëria Siguria rrugore
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

    October 26, 2026

    Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Majko: Pushteti dhe interesat ekonomike çuan në krizën e tij

    October 26, 2026

    CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi: I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë

    October 26, 2026

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Rezultat që duhet të kthehet në më shumë të drejta

    October 26, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.